Deklarata e Lajçakut, vlerësohet skandaloze dhe e pamatur nga spektri politik kosovar

17.10.2020 19:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Deklarata e Lajçakut, vlerësohet skandaloze dhe e pamatur nga spektri politik kosovar

I gjithë spektri politik e ka kundërshtuar deklaratën e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, lidhur me ndryshimin e Kushtetutës së vendit.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e ka quajtur këtë deklaratë si të pavend e të pamatur. Ai ka shtuar se themelimi i Asociacionit të Komunave serbe duhet bërë në bazë të ligjeve në fuqi, raporton KOHA.

Reagime ka pasur edhe nga Ekzekutivi.

Sipas kryediplomates Meliza Haradinaj, Lajçaku po tenton ta kthejë idenë e korrigjimit të kufijve.

Kurse sipas bashkëpartiakut të Haradinajt, Muharrem Nitaj, pala kosovare duhet ta kërkojë përjashtimin e Lajçakut nga procesi i dialogut.

Për deklaratën e Lajçakut ka folur edhe deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, e pranishme në takimin që emisari ka pasur me këtë parti. Ajo ka theksuar se aty nuk është diskutuar asociacioni.

Skandaloze e ka cilësuar atë edhe deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi. Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës assesi nuk duhet të ndërrojë për shkak të Asociacionit.

Si sinjale të para të presionit të BE-së ndaj Kosovës po i cilëson deklaratat e Lajçakut Albert Krasniqi nga “Demokraci Plus”.

“Kushtetua nuk është Bibël, ajo mund të ndryshojë”, deklaroi të premten gjatë një vizite në Beograd, Miroclav Lajçak, kur foli për Asociacionin e Komunave Serbe. Pala serbe në vazhdimësi ka insistuar që ky asociacion të ketë edhe kompetenca ekzekutive.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Nga Arlinda Kqiku

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Deklarata e Lajçakut, vlerësohet skandaloze dhe e pamatur nga spektri politik kosovar

Deklarata e Lajçakut, vlerësohet skandaloze dhe e pamatur nga spektri politik kosovar

Totaj: Qeveria Hoti po cenon funksionalizimin e shtetit

Totaj: Qeveria Hoti po cenon funksionalizimin e shtetit

I pandalshëm Werner, kalon edhe portierin dhe realizon golin e dytë

I pandalshëm Werner, kalon edhe portierin dhe realizon golin e dytë

Murtezaj akuzon Hotin për nepotizëm dhe favorizim të bizneseve

Murtezaj akuzon Hotin për nepotizëm dhe favorizim të bizneseve

Pengesa të shumta në mësimin online në Maqedoninë e Veriut

Pengesa të shumta në mësimin online në Maqedoninë e Veriut

Rritja e rasteve me Covid-19, Zemaj njofton për masa të reja

Rritja e rasteve me Covid-19, Zemaj njofton për masa të reja

Drejtori i ATK-së flet pas shkarkimit nga Qeveria

Drejtori i ATK-së flet pas shkarkimit nga Qeveria

Haradinaj: Javë e rëndë për shqiptarët

Haradinaj: Javë e rëndë për shqiptarët

Asnjë i vdekur dhe 148 raste pozitive me Covid-19

Asnjë i vdekur dhe 148 raste pozitive me Covid-19

Sulmojnë nënën e vet me biçikletë, dy të arrestuar

Sulmojnë nënën e vet me biçikletë, dy të arrestuar

Lëndohet derisa punonte në një shtëpi

Lëndohet derisa punonte në një shtëpi

Hoti: Shumica e bizneseve kanë pranuar subvencionet nga fondi 60 milionësh

Hoti: Shumica e bizneseve kanë pranuar subvencionet nga fondi 60 milionësh

Marrëveshja përfundimtare, çështje muajsh apo vitesh

Marrëveshja përfundimtare, çështje muajsh apo vitesh

Nitaj: Prishtina mund ta kërkojë përjashtimin e Lajçakut

Nitaj: Prishtina mund ta kërkojë përjashtimin e Lajçakut

Projektligji për UÇK-në assesi të miratohet, LVV e quan ligj të dobët por PDK nuk tërhiqet

Projektligji për UÇK-në assesi të miratohet, LVV e quan ligj të dobët por PDK nuk tërhiqet

Komuna e Prizrenit do të përkrah sektorin privat me 700 mijë euro

Komuna e Prizrenit do të përkrah sektorin privat me 700 mijë euro