Deklarata e Jashanicës së shqiptarët e Kosovës nuk ua harrojnë serbëve atë që bënë ka bërë bujë në Serbi

E publikuar: 14/10/2017 06:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i Skënderbeut pas ndeshjes me Laçin foli edhe për ndeshjen me Partizanin e Beogradit, që zhvillohet të enjten e ardhshme.

Kjo ndeshje është e vlefshme për Ligën e Evropës në fazën e rupeve.

Jashanica kishte thënë se është një ndeshje e madhe për shqiptarët e Kosovës që luajnë të Skënderbeu.

“Djaloshi i lindur në Prishtinën e Kosovës e Metohi, ka folur për të kaluarën para ndeshjes me klubin serb”, shkruhet në fillim të shkrimit të B92 ku pastaj jepet deklarata e tij.

“Kosova ende e ndjen dhunën dhe masakrat që i ka bërë shteti serb, dhe kjo është një ndeshje speciale për mua. Do të fitojmë me çdo kusht”, kishte thënë Jashanica.

Jashanica në ndeshje me Laçin e ka shënuar golin e fitores, ndërsa në fundjavë luajnë me Lushnjën.

Skënderbeu është lider në Superioren shqiptare me 13 pikë, tri më shumë se Kukësi që është i dyti.

Skënderbeu luan me Partizanin me 19 tetor në Elbasan Arena. /Telegrafi/