Deklarata e çuditshme e Ermal Mamaqit: Gjithmonë kam ëndërruar të isha një trap (Foto)

E publikuar: 25/09/2016 01:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në nisje të emisionit të tij të ri, Ermal Mamaqi ka mbajtur një monolog ironik të shkurtër, në të cilin i ka cilësuar gjithë njerëzit e famshëm si trapa.

“Gjithmonë kam ëndërruar të isha trap, pavarësisht se asnjë nuk më besonte kur isha i vogël. Jo për mburrje, por tani jam një goxha trap, jam goxha i famshëm”, – ka thënë ndër të tjera Ermali.

Ai ka folur me ironi edhe për ëndrrat e tij. “Kam besuar tek ëndrrat e mia dhe ja ku jam sot, nuk mu plotësua asnjë ëndërr, por hajt mo”, – ishin fjalët e Mamaqit.

Ai mori disa puthje pasiononte nga bashkëshortja, Amarda Toska, e cila pasi e ka uruar për një sezon të mbarë, i ka dhënë një puthje shumë pasiononte.