Zafir Berisha, e shanë Presidentin Thaçi

E publikuar: 18/07/2017 22:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i zgjedhur nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Zafir Bersha, ka reaguar pas ftesës së presidentit Hashim Thaçi, për një takim me partitë politike. Sic shihet edhe në këtë reagim, gjuha e degraduar e deputetëve të Kosovës është në trend.

Berisha nga Nisma, në një status në Facebook, ka shkruar për gjendjen, sipas tij, të rëndë të Presidentit Thaçi, aq sa Ilir Deda të ketë dyshime nëse do ta takojë të hënën. Këtë të fundit e deputeti i Nismës e ka quajtur ‘nip të Beogradit’.

Ilir Deda më herët deklaroi se Alternativa ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë ose jo në këtë takim.

“E Hashim e ta.. ku e ke pru veten, edhe nipat e Beogradit ne “A”, me pas dilema, a duhet me te taku a jo te henen”, ka shkruar Berisha.

Megjithatë, gjuha e përdorur nga Berisha nuk është padëgjuar prej deputetëve të Kosovës. E sidomos javëve të fundit, është parë një komunikim mes deputetëve Fisnik Ismaili e Ganimete Musliu shumë larg standardit që zyrtarët shtetërorë do të duhej të praktikonin.

Ndryshe, Presidenti të hënën ka ftuar partitë politike për një takim, në të cilën do ta caktonin datën e seancës konstituive të Kuvendit. /Express/