Dëgjon për herë të parë, vogëlushi qetësohet dhe ndalon së qari (Video)

E publikuar: 05/02/2018 01:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vogëlushi i njohur vetëm si Blake, ka lindur në shtator të vitit të kaluar në Arizona të Shteteve të Bashkuara, me një problem në dëgjim.

Kur mbushi katër muaj, atij i janë vënë pajisjet e nevojshme në vesh, që i kanë mundësuar dëgjimin për herë të parë, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund të shihni reagimin mbresëlënës të tij, që qetësohet dhe ndalon së qari, sapo e dëgjoi zërin e nënës. /Telegrafi/