Deda: Zgjedhjet janë të pashmangshme

E publikuar: 10/02/2016 22:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Vetëvendosjes Ilir Deda thotë se edhe Thaçi e Mustafa e dinë se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

Ai ka thënë se Thaçi e Mustafa kanë nisur tubimet me qytetarë si liderë partish dhe kjo tregon se ata e dinë se zgjedhjet janë të pashmangshme edhe pse aata duan të mbesin në pushtet.

“Sipas sondazheve 82 përqind e popullsisë nuk e përkrahin këtë qeveri” tha Deda.

“Zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme, këtë e dinë edhe ata, për këtë kanë nisur të sjellën jo si kryeministër e ministër por si liderë partish”, ka thënë Deda në emisionin Click në RTV 21.