Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka publikuar një vendim të ish-presidentit amerikan, George Bush për dhënien e ndihmës ushtarake të SHBA-ve për Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, Deda ka thënë se ky vendim është ende në fuqi, raporton lajmi.net.
Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:
Me 19 mars 2008, Presidenti George W. Bush nënshkroi vendimin për dhënien e ndihmës ushtarake të SHBA-ve për Kosovën. Ky vendim është ende në fuqi.
Me transformimin e FSK-së me 14 dhjetor, do të krijohen kushtet më të volitshme për rritjen e aftësive mbrojtëse të Kosovës përmes kësaj ndihme ushtarake.
Transformimi i FSK-së gjithashtu do të jetë gurthemel i përmbylljes së sovranitetit shtetëror të Kosovës. e
K