Deda: Policia të arrestoj kërcënuesit e prokurorit Blakaj

E publikuar: 15/08/2018 20:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka reaguar ndaj dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj, transmeton “Zëri.info”.

Deda ka thënë se policia e Kosovës do të duhej t’i arrestonte kërcënuesit ndaj prokurorit special Elez Blakaj dhe të tregojë që shteti është më i fortë se çfarëdo kërcënuesi.

Postimi i plotë i Dedës:

Policia e Kosovës do të duhej t’i arrestonte kërcënuesit ndaj prokurorit special Elez Blakaj, dhe të tregoj që shteti është më i fortë se çfarëdo kërcënuesi, ndërsa Elez Blakaj ta kryente punën e tij.

Dorëzimi kaq i lehtë para banditërisë kërcënuese tregon më së miri gjendjen reale të Kosovës, plotësisht jonfuksionale me “drejtësi” të dështuar.

Qe gati dy dekada jetojmë të lirë me institucionet tona, që të gjithë i lanë të jenë të tilla çfarë janë. Për këtë nuk na ka faj askush tjetër jashta nesh. Nuk ka krim më të rëndë se sa dorëzimi para krimit.