Deda: Pa e ditur se çfarë do të ndodh me taksën është hajgare me kërku votimin e platformës për dialogun

E publikuar: 07/03/2019 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se nuk mund të diskutohet dhe të votohet për platformën për dialogun përderisa ende nuk dihet se çfarë do të ndodh me vendimin për taksën.

Sipas tij nuk mund të ketë një votim të platformës për dialogun, përderisa taksa vazhdon dhe dialogu I Brukselit nuk rifillon pa u marrë një vendim për heqjen e taksës.

“Nuk mund të bëhet hajgare me këtë gjë. Për të votuar platformën dhe pastaj për të mbetur në situatën e njëjtë, pa e ditë se çfarë do të ndodh me taksën”, ka thënë Deda në fjalën e tij në Kuvend, shkruan Gazeta Express.

Ndër të tjera Deda në detaje ka dhënë edhe vërejtje sa i përket platformës se dialogut.

Në seancën ku po diskutohet për këtë platformë nuk kanë qëndruar në sallë LDK-ja dhe Vetëvendosje.