Deda: Nëse LDK dhe VV nuk hyjnë bashkë në zgjedhje, do të fitojë PDK-ja

E publikuar: 29/08/2019 10:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputeti i Kuvendit, Ilir Deda përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se më e rëndësishme ndryshimi thelbësor I vendit sesa kush duhet të jetë Kryeministër.

Deda ka shkruar se PDK mund të na befasojë sërish nëse nuk ka një koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe VV-së.

“Mos të harrojmë që aty dikund, në heshtje, është PDK-ja. Me 2010 PDK inxhinieroi “vjedhjen industriale” të votave dhe “fitoi” në zgjedhje; me 2014 me lehtësi fitoi 30%, edhe pse në sondazhe dilte që do ti merrte 22%; me 2017 në mesnatë u krijua PAN-i. Dhe PDK mund të na befasojë prap tash me 30 gusht kur të deklarohen koalicionet parazgjedhore”, ka shkruar Deda.

Ai ka thënë se ndryshimi mund të ndodhë vetëm nëse në një listë janë edhe Vjosa edhe Albini.

“Ndryshimi me 6 tetor ndodhë vetëm nëse në një listë janë edhe Vjosa edhe Albini. Nëse LDK e VV dalin të ndara në zgjedhje, të gjithë po e shohim potencialin dëmtues të akuzave të ndërsjella (që do të intesifikohen pas 30 gushtit) dhe që do të rezultonin me dalje më të ulët në zgjedhje të njerëzve që janë për ndryshim”, ka shkruar Deda.

Deda ka shkruar se LDK dhe VV duhet të gjejnë zgjidhje, që posti i Kryeministrit të mos jetë pikë ndarëse.

“LDK e VV duhet deomos të gjejnë zgjidhje që pozita e kandidatit për kryeministër mos të jetë shkak i mundësisë së humbur për ndryshimin e madh”, ka shkruar Deda. /GazetaExpress/