Deda mohon kalimin në LDK, më parë në planetin Kepler 452b

E publikuar: 23/09/2015 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar pas shkrimit të publikuar në Indeksonline rreth kalimit të tij në LDK, duke mohuar kategorikisht një mundësi të tillë.

Deda ka reaguar tërthorazi në Facebook, duke shkruar se ai më parë shkon në planetin Kepler 452b (planeti i ri Tokë!), duke aluduar në LDK-në

“Ma përpara shkoj në planetin Kepler 452b. Kaq për “burime të sigurta””, ka shkruar Deda në Facebook.

Të rikujtojmë se burime të Indeksonline brenda LDK-së kanë thënë se Deda së shpejti mund t’i bashkohet kësaj partie, gjë e cila do të ishte normale, pasi që ai para se t’i bashkohej Vetëvendosjes kishte negociuar drejtpërdrejt me Isa Mustafën për t’u bërë pjesë e LDK-së.

Ilir Deda fillimisht bashkë edhe me Shpend Ahmetin dhe Dardan Sejdiun e kishin themeluar Frymën e Re, por meqë nuk e kaluar pragun aso kohe ata i ndanë rrugët.

Deda u bë pjesë e këshilltarëve të presidentes Atifete Jahjaga, mirëpo në këtë pozitë ai qëndroi shkurt.

E së fundi, deputeti Deda po injorohet nga Vetëvendosje pasi që nuk është në të njëjtën vije politike me krerët e Lëvizjes sa i përket dhunës.

Deda dje u përplas verbalisht me kreun e VV-së, Visar Ymeri, derisa rrinte në distancë dhe përcillte aksionin e opozitës në sallën e Kuvendit.