Deda: Është kërkesë e BE’së që demarkacioni me Serbinë të kryhet brenda 4 vjetësh

E publikuar: 28/02/2018 21:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, ka folur për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në të ardhmen.
Ai ka thënë se udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë sjellë sot mesazhe të rëndësishme në Prishtinë.

“Demarkacioni si term s’ka me na u heqë”, ka paralajmëruar Deda.

“Brenda katër vjetësh duhet ta përfundojmë shënimin e kufirit me Serbinë”, ka deklaruar Deda në “Rubikon” të KTV’së, teksa ka folur për porositë nga BE’ja.

“Ata presin që deri më 2021 të kryhet ky proces”, ka treguar deputeti.

“Ja në dialog me njëri-tjetrin, ja nëpërmjet gjykatës së arbitrazhit”, ka theksuar Deda. /Express/