Debuton Mate 20 Pro, telefoni i Huawei me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran dhe tre kamera të pasme

E publikuar: 17/10/2018 09:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Telefoni më i ri i Huawei ka një ekran masiv, tre kamera të pasme dhe një skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran. Ai quhet Mate 20 Pro dhe përfaqëson gjithë potencialin e një kompanie në inovacion.


Gjatë tre muajve të fundit të gjithë prodhuesit e mëdhenj kanë hedhur letrat e tyre në tavolinë dhe sot kulmoi me debutimin e Mate 20 dhe M20 Pro.

Sipas Huawei karikuesi 40w mund të karikojë Mate 20 Pro nga 0-70% në 30 minuta e për më tepër ai mund të karikojë edhe pajisje të tjera jo vetëm kufjet wireless Freebus 2.


Telefoni më i mirë i markës Kineze vjen me shpresën për ti siguruar Huawei vendin e dytë krahas Samsung si prodhuesi më i madh në botë.

Në Gusht kompania e zuri këtë pozicion të cilin me shumë gjasa duhet tja lëshojë Apple në fund të vitit.

Mate 20 Pro vjen me ekran 6.39-inç QHD+, bateri 4,200 mAh dhe një procesor të ri Kirin 980 i cili është i pari me arkitekturën 7 nanometër.

Risia e këtij viti është sistemi i 3D i njohjes së fytyrës i ngjashëm me Face ID në iPhone XS ndërsa skaneri i shenjave të gishtërinjve është ndër të parët që vendoset në ekran.

Specifikat e harduerit Mate 20 Pro

  • Ekrani: 6.39-inç OLED HDR 3,120×1,440 piksel
  • Procesori: Kirin 980 dy bërthama Cortex-A76 2.6Ghz, dy bërthama Cortex-A76 1.92Ghz dhe katër bërthama Cortex-A55 1.8Ghz
  • RAM: 6GB
  • Memoria: 128GB +microSD deri në 256GB
  • Kamera: E pasme 40MP, 20MP, 8MP; Frontale 24MP HDR
  • Konektiviteti: Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac, Bluetooth 5.0, LTE Cat18 1200Mbps, USB-C
  • Bateria: 4,200 mAh
  • Pesha: 189 gram
  • Të tjera: Face ID, Skaner të shenjave të gishtave nën ekran, karikim wireless, IP68

Specifikat e harduerit Mate 20

  • Ekrani: 6.53-inç IPS LCD 2,244×1080 piksel
  • Procesori: Kirin 980 dy bërthama Cortex-A76 2.6Ghz, dy bërthama Cortex-A76 1.92Ghz dhe katër bërthama Cortex-A55 1.8Ghz
  • RAM: 6GB
  • Memoria: 128GB +microSD deri në 256GB
  • Kamera: E pasme 12MP, 16MP, 8MP; Frontale 24MP HDR
  • Konektiviteti: Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac, Bluetooth 5.0, LTE Cat18 1200Mbps, USB-C
  • Bateria: 4,000 mAh
  • Pesha: 188 gram
  • Të tjera: Face ID, Skaner të shenjave të gishtave, karikim wireless, IP54

Vitin e kaluar ngjashmëritë mes Mate 10 dhe 10 Pro lënë shumë përdorues plot dyshime. Këtë vit diferencat janë të qarta në sistemin e kamerave, në llojin ekranit LCD përkundër atij OLED, skaneri i shenjave të gishtave e madje edhe karikimi i shpejtë i cili ka performancë më të dobët prej 58% në 30 minuta.

Mate 20 Pro është rezistent ndaj ujit falë standardit IP68 dhe ka një dizajn të hollë dhe elegant që të kujton telefonët e serive S të Samsung me xham të lakuar.

Në pjesën e pasme gjendet një version i ri i sistemit të kamerave të Huawei me tre sensorë. Ky sistem ka në përbërje kamera: 40-megapiksel, 8-megapiksel dhe 20-megapiksel.

Mate 20 Pro do të jetë telefoni i parë me Android 9 Pie që Huawei e quan EMUI 9.

Sipas Huawei krahasuar me Mate 10 EMUI 8, Android i ri do të hapë aplikacionet 51% më shpejt dhe të përgjigjet komandave 47% më shpejtë në Mate 20 Pro EMUI9.

Madje kompania pretendon se Mate 20 Pro hap aplikacionet 400 milisekonda më shpejtë sesa Samsung Galaxy Note 9.

Mate 20 Pro do të debutojë në disa tregje Evropiane më 16 Tetor. Çmimi fillon nga 1049 euro.

Versioni standard Mate 20 do të kushtojë 799 euro dhe 849 euro për modelet 4GB dhe 6GB RAM respektivisht. /PCWorld Albanian