Debati Bejleri-Nano, flet kolegia e Ildës: Mund ta kishte treguar më mirë veten!

E publikuar: 24/03/2018 19:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas Nanos, dy gazetaret vishen me veshje të papërshtatshme për ekran e për të është skandaloze. Nga ana tjetër ka ardhur edhe deklarata zyrtare e Digitalb dhe e Ildës e e Borës.

Thumb ka zgjedhur që për këtë të pyesë edhe Eva Muratin, një tjetër moderatore mjaft e njohur sportive në vend.

Eva ka zgjedhur të japë mendimin e saj hapur dhe të kritikojë secilin aktor të debatit.
“Unë dal tre herë në javë në ekran. Fustanet ato janë, një herë do e nxjerrësh dekoltenë, njëherë jo. Më e rëndësishme se dekolteja është ajo çfarë ti thua!”, – tha Eva.

“Barbara D’Urso është 50 vjeç dhe sërish, del të dielën me dekoltenë te goja! Nuk më pëlqeu fakti që debati u shndërrua disi, jo po origjina e një prej personazheve. Nuk më pëlqeu fare kjo pjesë. Ilda kishte mundësinë të tregonte veten pak më mirë. Por në fund të ditës, çdokush e zgjedh vetë çfarë duhet të thotë”, – përfundoi Eva.

Ajo u pyet nëse mendonte njësoj si Nano, që Ilda është vulgare, përgjigja për të cilën ishte: “Mendoj se edhe sheqeri, edhe akullorja, edhe gjërat më të mira të tepruara kur bëhen shpesh, kur bëhen të mërzitshme dhe pjesë e personalitetit tënd. Nëse del nga 5 herë në ekran me dekolte ajo është pjesë e jotja, nëse e alternon është pjesë e etikës televizive.”

Ja Eva, i vendosi edhe pikat mbi “i”! /Blitz.al/