De Rossi: Gjasat 51-49 për ne, Zaniolo do të bëhet kampion i madh

E publikuar: 13/02/2019 02:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kapiteni i Romës, Daniele De Rossi ka thënë se Nicolo Zaniolo do të bëhet një kampion i madh, ndërsa është i shqetësuar që skuadra e tij pranoi gol ndaj Portos në fitoren 2-1.

19-vjeçari nuk kishte shënuar kurrë në Ligën e Kampionëve më parë.

“Zaniolo? Është një paraqitje tjetër që shton atë që ai po tregon jo vetëm nga loja në lojë, por edhe në stërvitje. Ai ka fizik të pabesueshme, si dhe teknikë, kështu që është e qartë se ai do të bëhet një kampion i madh”.

“Ka keqardhje për golin e pranuar, sepse ndryshe nga muajt e fundit, qëndruam me të vërtetë fortë dhe nuk lejuam shumë”.

“Ne e pranuam atë gol në një goditje të gabuar vetëm tre minuta pasi shënuan të dytin”.

Daniele De Rossi në aksion  (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

“Unë do të isha i lumtur nëse dikush para ndeshjes se do të më thoshte se do të fitonim 2-1”.

“Nuk është rezultati më i mirë, ndryshon shumë nga 2-0, prandaj le të themi se kemi avantazhin 51-49”, ka deklaruar De Rossi. /Telegrafi/