De Rossi e pranon se luan i lënduar që dy vite: Derbin e merituam ta fitojmë

E publikuar: 30/09/2018 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roma ka arritur ta fitojë ndeshjen më të rëndësishme të tyre në kampionat, atë ndaj Lazios.

Giallorosët triumfuan me rezultat 3-1 në një ndeshje të shkëlqyer të tyre.

E për këtë fitore ka folur edhe lideri i Romës, kapiteni Daniele De Rossi.

Italiani ka zbuluar për herë të parë se luan me një problem fizik që prej dy viteve.

“Unë kam një problem fizik që dy vite dhe nëse luaj shumë ndeshje radhazi më përsëritet dhe nuk më lë rehat. Por do të vazhdoj të jap maksimumin për këtë fanellë”, tha De Rossi.

(Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Tutje italiani deklaroi pas ndeshjes se skuadra e tij e meritoi triumfin në derbi.

“Kemi treguar se jemi një skuadër e bashkuar e përbërë nga njerëz të rëndësishëm”.

“Derbi gjithmonë është shumë i vështirë, por nëse je i fortë atëherë nuk e ke problem ta fitosh, ne treguam se jemi të fortë dhe triumfuam”, tha De Rossi.

Lorenzo Pellegrini duke festuar fitoren në derbi. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

35-vjeçari krejt në fund mbrojti shokët e tij të skuadrës nga kritikat e mëdha që morën.

“Pellegrini është një djalë serioz dhe një romak. Romakët kritikat i lëndojnë dhe ai sot iu përgjigj më së miri kritikave”.

“Edhe Fazio e Kolarov janë djem të shkëlqyer që treguan në fushë vlerat e tyre”, përfundoi De Rossi. /Telegrafi/