De Laurentiis i mbyll derën rikthimit të Cavanit dhe transferimit të Vidalit te Napoli

E publikuar: 21/07/2018 23:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aurelio De Laurentiis ka mbyllur derën një rikthimi në Napoli për Edinson Cavanin, teksa i ka cilësuar të rreme lajmet për transferimin e Arturo Vidalit.

Cavani ishte lidhur gjithnjë e më shumë me një rikthim të tij në Napoli, ku shënoi mbi 100 gola në tre sezone.

Por, presidenti De Laurentiis i dha fund spekulimeve për rikthimin e uruguaian, teksa ia mbylli derën edhe një transferimi të mundshëm të kilianit Vidal.

“Cavani? Unë nuk kam nënshkruar me atë dhe nuk do të nënshkruaj atë”, ka thënë fillimisht De Laurentiss për Radio Kiss Kiss.

De Laurentiis ia ka mbyllur derën Cavanit!

“Nuk kishte telefonata me përfaqësuesit e tij”.

“Gazetat duhet të shesin kopje, ato po shkojnë në krizë dhe pa këso tituj, ata nuk mund të mbijetojnë”.

“Arturo Vidal në Napoli? Lajmë i rremë”.

“Ai është dikush që kam ndjekur shumë vite më parë, por tani po kërkoj për lojtarë të rinj të cilët janë të përdorshëm në afatgjatë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/