De Laurentiis do ta kthente Cavanin në fund të sezonit me parametrat zero

E publikuar: 21/11/2018 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aurelio De Laurentiis i ka caktuar kushtet e tij për rikthimin e Edinson Cavanit te Napoli.

Sulmuesi uruguaian është lidhur me një rikthim në Serie A, ndërsa presidenti i klubit italian është shprehur i entuziazmuar për mundësinë që 31-vjeçari të luajë sërish në San Paolo.

Edinson Cavani (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

“Njerëzit më flasin për afatin e janarit, por ne akoma nuk i kemi parë (Alex) Meret, (Amin) Younes, (Faouzi) Ghoulam, (Vlad) Churches dhe (Simone) Verdi”.

“Nëse duhet të luajmë futboll virtual vetëm duke për transferime, atëherë i ftoj tifozët që të bëjnë një ekip virtual, sepse ligat e atij lloji tash janë shumë të popullarizuara. Bëjeni një ekip virtual, unë do ta financoj dhe do të shohim nëse fitojmë diçka”.

Marek Hamsik dhe Edinson Cavani (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

“Cavani? U gëzova që e takova në Paris, u përqafuam dhe unë e mora në zhveshtore. Është e qartë, ai i ka dy djem këtu dhe si të mos të mungojë Napoli?”.

“Nëse, në fund të sezonit dhe kemi miratimin e (trajnerit Carlo) Ancelotti, PSG na jep me parametrat zero ose me një shumë formale, pasi që i skadon kontrata”.

“Dhe nëse ai pranon gjashtë-shtatë milionë euro për sezon, atëherë ai mund të kthehet – e përsëris nëse e miraton Ancelotti”, ka deklaruar De Laurentiis për Radio Kiss Kiss Napoli. /Telegrafi/