De Jong: Bëmë mirë ndaj Realit, VAR-i i favorizon klubet e mëdha

E publikuar: 14/02/2019 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori holandez i Ajaxit, Frenkie de Jong ka thënë se ekipi i tij tregoi mjaftueshëm në ndeshjen ndaj Real Madridit, ndërsa ka shtuar se VAR-i i favorizon paksa klubet e mëdha.

Ajaxi humbi ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt në shtëpi nga Real Madridi me rezultat 2-1.

Megjithatë, anulimi i një goli të vendasve në minutën e 38-të me anë VAR-it ka shkaktuar polemika të shumta.

UEFA doli me njoftim se goli u anulua me të drejt, ndërsa te klubi holandez janë ende skeptik në lidhje me këtë.

de Jong gjatë një dueli me Benzeman (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

De Jong beson se Ajaxi tregoi mjaftueshëm ndaj Realit, ndërsa për VAR-in mendon se i favorizon klubet e mëdha.

“Në Spanjë, ne duhet të luajmë ashtu siç bëmë këtu në shtëpi”, ka thënë fillimsht De Jong për NOS.

“Me guxim dhe bindje, asgjë nuk është vendosur ende, por realiteti është se do të ndjejmë edhe më shumë presion para tifozëve të tyre”.

“Si ekip, ne bëmë mirë. Është turp që goli ynë u anulua, ndoshta një gjë e tillë bie lehtësisht në favor të klubeve të madha”, përfundoi mesfushori i Ajaxit. /Telegrafi/