De Gea nuk nënshkruan kontratën e re me Unitedin?

E publikuar: 08/10/2018 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

David De Gea thuhet se nuk është i interesuar të rinovojë kontratën e tij me Manchester Unitedin.

Marrëveshja aktuale e portierit spanjoll do të mbarojë në qershor edhe pse klubi ka mundësinë ta zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë.

Por në rast rinovimi arbitrar, De Gea do të ishte i lirë të largohet falas në verën e vitit 2020.

Portieri spanjoll nuk është i interesuar të rinovojë kontratën me Djajtë e Kuq dhe pret të largohet nga Old Trafford.

De Gea, një prej më të mirëve në botë

Është mediumi britanik The Telegraph, i cili raporton se de Gea po tërhiqet nga nënshkrimin i një kontrate të re me Unitedin.

Sipas tyre, De Gea është i shqetësuar se ai mund të mos jetë në gjendje të konkurrojë për çmimet më të lartë me Djajtë e Kuq dhe për këtë është duke shkaktuar një ngërç në diskutimet mbi një marrëveshje afatgjatë.

Megjithatë, destinacioni i ri i spanjollit nuk dihet pasi skuadra më e interesuar për të, Real Madridi tashmë ka nënshkruar me Thibaut Courtois nga Chelsea.

Ndryshe, 27-vjeçari deri më tani ka pasur 238 paraqitje në të gjitha garat për Unitedin. /Telegrafi/