De Gea lutje Manchesterit: Më lejoni të shkoj te Reali!

E publikuar: 28/04/2017 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat madrilene janë të sigurta se David De Gea do të jetë portier i Realit në verën që po vije. “Marca” shkruan se De Gea i ka bërë lutje Manchester Unitedit që ta lejojë të transferohet në Real Madrid.

Raportohet se shuma e tramsferimit nuk përbën problem për Realin dhe se De Gea do të bëhet transferi më i shtrenjt në botë si portier.

Nuk përjashtohet që të ketë edhe shkëmbim mes De Geas dhe Keylor Navas ndërsa Manchester United do të përfitonte edhe 20 milionë euro./Indeksonline/