De Gea fiton çmimin e Dorezës së Artë si portieri më i mirë në Ligën Premier

E publikuar: 11/05/2018 02:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

David De Gea edhe zyrtarisht është shpallur portieri më i mirë në Ligën Premier.

Portieri spanjoll ka festuar suksesin pas ndeshjes ndaj West Hamit.

Sfida përfundoi me rezultat 0-0 dhe kjo do të thotë se ishte ndeshja e 18-të pa pranuar gol për portierin e kombëtares spanjolle.

Kështu, ai ishte i pakonkurrencë në këtë kategori, duke marrë urime të shumta për çmimin e Dorezës së Artë në fund të kësaj ndeshje, pasi me një javë të mbetur ai ka siguruar një epitet të tillë.

“Kjo do të thotë se ekipi është mbrojtur mirë gjithë vitin dhe jam i lumtur për këtë. Ishte një sezon vërtet i mirë për mua”, u shpreh De Gea pasi ju njoftua me çmimin e fituar.

David De Gea ka qenë subjekt i spekulimeve pë kalim te Real Madridi dhe madje kishte një akord mes klubeve, ku një gabim teknik në transmetim të faksit mes dy klubeve bëri që ai të mbetet të United.

Dhe, duket se kjo nuk ka pasur efekt negativ te ai, pasi performancat e De Geas këtë sezon kanë bërë që United të nxjerrë rezultate pozitive, edhe pse klubi nga Old Trafford nuk arriti të jetë sfidues për titullin e kampionit. /Telegrafi/