De Biasi: Xhaka zgjodhi Shqipërinë sepse Zvicra nuk e deshi

E publikuar: 30/03/2017 01:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gianni de Biasi ka “turpëruar” Taulant Xhakën, pasi deklaroi se Shqipëria për të nuk ishte zgjedhja e parë.

Trajneri i Kombëtares tha se pasi Zvicra nuk e zgjodhi, taulanti vendosi që të vinte të luante për Shqipërinë dhe këtë e tregon edhe rasti i fundit pas ndeshjes me Italinë.

“Ishte Zvicra që nuk e deshi, nuk ishte ai që e zgjodhi Shqipërinë. Këtë e tregon edhe rasti i fundit kur la lojtarët vetëm. Ai u largua sepse nuk luajti kundër Italisë, dhe mendoj se zgjedhja më e mirë ishte që të kthehej në Zvicër”, tha De Biasi në Opinion të TV Klan.

Ai më tej tha se kthimi Taulantit nuk varet nga ai, por nga vet lojtari, i cili ka gabuar.