De Biasi mund të përfundoj në La Liga, pranon ofertën e Alavesit? (Foto)

E publikuar: 22/09/2017 07:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gianni De Biasi mund të bëhet shpejt me ekip të ri, pasi skuadra spanjolle Deportivo Alaves e ka zgjedhur si trajnerin e duhur për ta drejtuar këtë sezon.

Skuadra spanjolle nuk është duke përjetuar ditët më të mira pasi në pesë ndeshjet e para në këtë sezon ka pësuar pesë humbje.

Nga tetë gola të pranuara dhe asnjë të shënuar, drejtuesit e Alavesit kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Luis Zubeldia.

Kështu, drejtuesit e klubit spanjoll janë vënë në gjah për të gjetur zëvendësuesin adekuat e Zubeldias, duke u sjell një trajner me karakter.

Sipas gazetës së njohur spanjolle AS, ish-trajneri i kombëtares shqiptare, De Biasi është i preferuari i drejtuesve të Alavesit.

Lajmi nga gazeta AS

Gazeta spanjolle njofton se palët janë në bisedime e sipër që disa ditë dhe trajneri italian thuhet se e ka pranuar ofertën për të drejtuar skuadrën nga La Liga.

De Biasi në të kaluarën ka trajnuar skuadra nga Italia si  Modena, Torino dhe Udinese, teksa në Spanjë ka qenë trajner i Levantes. /Telegrafi/