De Biasi konfirmon: Cana është tërhequr nga kombëtarja

E publikuar: 29/08/2016 11:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, konfirmoi në një konferencë për shtyp se Lorik Cana është tërhequr nga kombëtarja. “Cana nuk është grumbulluar për ndeshjet e ardhshme pasi është tërhequr”, tha De Biasi, duke shtuar se të rejat e listës janë Rei Manaj dhe Jahmir Hyka.

Kur u pyet në lidhje me largimin e lojtarëve kosovarë nga kuqezinjtë për të luajtur me Kosovën, trajneri italian deklaroi se nuk bëhet fjalë për eksod: “Nuk shoh asnjë eksod. Kanë ikur ata që erdhën në Austri dhe mbase u zhgënjyen shumë që nuk i morëm në Francë dhe kanë ikur lojtarë si Meha që kishte kohë që nuk ishte më pjesë e kombëtares. Nuk ka eksod, ka lojtarë kosovarë që luajnë për Kosovën”.

Në lidhje me objektivat e Shqipërisë në këto eliminatore, ku është në të njëjtin grup me Spanjën dhe Italinë, De Biasi deklaroi se “objektivi ynë është që të bëjmë më të mirën e mundshme”.