“The day when hacking is legal”, punëtoria unikate që sjellë mbi 30 hakerë në Kosovë!

E publikuar: 10/12/2016 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Konferenca Ndërkombëtare për Siguri Kibernetike dhe Privatësi që do të mbahet në Janar të vitit 2017 do të sjellë risi të jashtëzakonshme nga fusha e sigurisë online dhe privatësisë. Me 30 Janar vjen një mundësi e rrallë dhe unikate për Kosovën dhe Rajonin. Punëtoria “The Day When Hacking is Legal” sjellë në Prishtinë hulumtuesit më të njohur të Kosovës dhe Botës në sfidën e madhe për të gjetur çdo dobësi në uebfaqet tuaja.

Secili prej jush çdo ditë mendon rreth sigurisë në çdo veprim. Rritja e shpejtë e internetit ofron gjithnjë e më shumë fleksibilitet, por sjellë gjithashtu rritje të rrezikut nga akseset e paautorizuara dhe kecpërdorimet.

Nëse doni të dini mbi përdorimin praktikave më të mira për sigurinë tuaj online atëherë punëtoria “The day when hacking is legal”, është mundësia më unikate që keni provuar deri më tash.

Displaying 15409983_10210844531246688_1157144031_o (1).png

“Dita kur hakimi është legal” sot e tri vite ka identifikuar mbi 100 hulumtues të sigurisë, të cilët përveç përvojes intersante që kanë zhvilluar, kanë përfiruar edhe të mira material dhe e gjithë kjo ju ka shërbyer edhe në karrierë si referencë mbi angazhimet e tyre aktuale.
Djemve me plisa të bardhë sivjet iu bashkohën edhe hulumtuesit më të njohur të sigurisë në Botë. Fjala është për hakerë që rënditen ndër 5 hakerët më të mirë në Botë si Frans Rosen, Mark Mitchfield, Sean Meli, dhe Benjamin Kunz Mejri.

Këtë Janar djem e vajza nga vendi dhe Bota me plisa të bardhë për 8 orë do të testojnë uebfaqet e institucioneve të ndryshme për të parë dobësitë e tyre sa i përket sigurisë online.

Tashmë është koha që edhe ju të kuptoni se sa e sigurt është uebfaqja e juaj.

Për të qenë pjesë e kësaj punëtorie dhe sfidave që do të dalin në pah për gjatë saj në tashmë e kemi hapur aplikimin për hulumutues të sigurisë dhe uebfaqe që do të testohen.

Duke KLIKUAR në uebfaqen www.cybersecurity-privacy.com Ju do të behëni pjesë e aktivitetit “Dita kur hakimi është legal”.

Në Janar të Vitit 2015 kjo punëtori ka evidentuar 19 dobësi në uebfaqet zyrtare të Republikës së Koovës dhe sektorit privat. E gjithë kjo ka ndodhur për vetëm 8 orë.

Displaying 15417893_10210844565807552_1979714466_o (1).png

Tashmë e arritur e angazhimit tonë është edhe publikimi shkencor për Teknikat Bpunty, që janë përdorur në këtë punëtori “Bounty Techniques for Web Vulnerability Scanning’.

TEB Bankë këtë punëtori e pati mbështëtur me 3000 Euro, dedikuar për angazhimin gjithëditor për hulumtuesit e sigurisë.

Ndërsa vitin 2016, 35 hulumtuës të sigurisë në mesin e tyre edhe femra shumë të zonja aktive në fushën e sigurisë online kanë zbuluar 39 zbrazëtira të sigurisë në 15 uebfaqe të ndryshme të Institucioneve të Republikes së Kosoves dhe atyre të sektorit privat.

Llojet dhe nivelet e dobësive të gjetura përgjatë punëtorisë së vitit 2016 mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.

Mbështetësi kryesor i edicionit të tretë të kësaj punëtorie është FindBUG.co. Ajo cfarë e bën edhe më të vecantë këtë vit aktivititetin “Dita kur hakimi është legal”, është se raportimi do të bëhet në kohë reale ndërsa vlerësimi për hir të transparencës do jetë live.

BËHU pjesë e sfidës më të madhe të sigurisë online në Kosovë “The day when hacking is legal” dhe mëso për dobësitë e uebfaqes tënde dhe sigurisë tëndë në Internet.
BËHU pjesë e www.cybersecurity-privacy.com

(Artikull i sponsoruar)