Davutoglu: Turqia s’dergon trupa tokësore n’Siri

E publikuar: 27/07/2015 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu ka deklarue se Turqia nuk ka me dergue trupa ushtarake tokësore në Siri.

Në nji takim me gazetarët, Davutoglu asht shpreh se sulmet ajrore ndaj bazave terroriste të ISIS n’afërsi të kufinit turko-sirian dhe ndaj separatistëve kurdë n’Irak mund të “ndryshojnë lojën”.

Ai ka shtue se prania e shtetit turk, e cila mund ta perdorë forcën e saj në mënyrë efikase, mundet me çue në pasoja që munden me ndryshue lojën në Siri, Irak dhe në tanë rajonin. “Të gjithë duhet me kuptue ketë”, deklaroi Davutoglu.

Aksionet ajrore të Turqisë kanë ardh mbas dy sulmeve terroriste të javës së kalueme, perfshi vdekjen e 32 aktivistëve në Suruc.

Kryeministri ka shtue se mbas sulmeve ajrore të Turqisë, në konfliktin rajonal janë krijue “rrethana të reja”.