“Davos”, vetëm 7 vende përfitojnë më shumë nga inovacionet teknologjike

E publikuar: 06/07/2016 17:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një raport i organizatorëve të forumit “Davos” bën të ditur se janë vetëm 7 shtetet në botë, që përfitojnë më së shumti nga inovacionet teknologjike. Bëhet fjalë për Shtetet e Bashkuara, Singaporin, Finlandën, Holandën, Suedinë, Zvicrën dhe Izraelin, të cilët sigurojnë maksimumin e shfrytëzimit të pajisjeve teknologjike të kohëve të fundit në fusha ekonomike apo dixhitale.

Forumi botëror Ekonomik (WEF) me seli në Gjenevë thotë në raportin global mbi teknologjinë e informacionit, të publikuar të enjten, se këto tendenca tregojnë se janë individët dhe jo bizneset apo qeveritë, që shkëlqejnë nga revolucioni dixhital, dhe se hendeku tejet i madh në infrastrukturë mes vendeve të pasura dhe atyre në zhvillim vetëm sa po thellohet.

Shefja e Konkurrueshmërisë në WEF, Margareta Drzeniek-Hanouz thotë se “qeveritë apo bizneset nuk po i shfrytëzojnë teknologjitë dixhitale në mënyrë të mjaftueshme”. Ajo shtoi se kombet në zhvillim mund të përfitojnë më shumë, nëse atyre u sigurohet akses i mjaftueshëm.

/ Top Channel