David Luiz: Sarri ka fuqi mbi skuadrën, ka respektin tonë

E publikuar: 25/02/2019 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea humbi finalen e EFL Cup ndaj Manchester Cityt, por David Luiz thotë se trajneri Maurizio Sarri nuk ka humbur kontrollin mbi skuadrën.

Në minutat e fundit portieri Kepa Arrizabalaga refuzoi të zëvendësohet dhe kjo e acaroi shumë teknikun italian.

“E dua mënyrën se si ai luan, është person fantastik dhe natyrisht që lojtarët janë me atë. Për mua ishte më e vështirë që humba penalltinë dhe nuk i thash atij një trofe, se sa që ishte për vete”.

David Luiz momente pasi humbi penalltinë (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

“Penalltia ime preku shtyllën dhe u kthye topi. Sterlingu goditi shtyllën dhe u fut brenda, e Agueros me vështirësi. Disa herë duhet të kesh fatin në anën tënde”.

“Trajneri ka fuqi mbi grupin. Ai ka respektin tonë. Njerëzit mund të mendojnë në një mënyrë negative apo pozitive”.

“Për mua nuk ka ndonjë problem, të gjithë ne besojmë në psikologjinë e tij, ne besojmë në mënyrën e tij se si dëshiron që ne të luajmë”.

“Kemi bërë një ndeshje të madhe ndaj skuadrës më të mirë në Evropë për momentin. Jashtë kësaj, kishte një keqkuptim dhe të gjithë duam më të mirën për Chelsean”, ka thënë Kepa. /Telegrafi/