Daut Haradinaj uron Luanin për diplomimin në FSK

E publikuar: 29/06/2020 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, në Kazermën “Adem Jashari”, kanë diplomuar 15 kadetë të rinj të FSK-së, gjenerata 2020. Mes të diplomuarve të rinj, është edhe Luan Haradinaj, i biri i dëshmorit dhe heroit, Shkëlzen Haradinaj.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, i ka uruar diplomimin Luanit. “Urime diplomimi Luan bashkë me shokë. Paçit guximin e Shkëlzenit, e jo fatin e tij”, ka shkruar Haradinaj.

Në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të rinj, prezent ishin shumë personalitete të ndryshme publike. Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ka kërkuar nga oficerët e rinj që t’i përmbahen kodit dhe ta ruajnë nderin e Ushtrisë së Kosovës, thuhet në njoftimin e AAK-së.