Daut Haradinaj: Situata s’është e qetë, t’ia rrisim buxhetin FSK-së

E publikuar: 19/01/2017 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar që të ndërrohen tri nene në ligjin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se kjo është shumë e thjesht të bëhet, duke e arsyetuar me faktin se gjendja në rajon nuk është e qetë.

Haradinaj ka kërkuar që përmes këtyre neneve t’i jepet mandat shtesë FSK-së dhe buxhet shtesë.

“T’i japim mandat shtesë FSK-së sepse situata në teren nuk është e qetë. Ligji për FSK është ndërruar disa herë, dhe është shumë e thjesht të ndërrohet ligji. Kur vjen në pyetje t’i ndërrohet misioni FSK-së janë vetëm tri nene, kapacitetet dhe buxheti, dhe asgjë më shumë. Nuk ka nevojë e as e domosdoshme t’i ndërrohet emri, mjafton t’i rritet buxheti”, ka thënë Haradinaj, raporton lajmi.net.