Daut Haradinaj: Qeveria e Kosovës po bënë lojë të ndytë me veteranët e UÇK-së

E publikuar: 23/09/2015 15:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës që pagat e veteranëve të jenë vetëm 130 euro në muaj. Ai në një shënim në Facebook e ka cilësuar këtë vendim të ekzekutivit si një lojë të ndytë me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lexojeni të plotë shënimin e tij:

Vazhdon loja e ndytë e qeverisë me veteranët e UÇK-së.

Një herë vonesat, pastaj mohimi i padrejtë i shumë njerëzve që kontribouan me muaj të tërë në luftë, për të kulmuar me vendimin e sotshëm për t’ju ulur pagat në vetëm 130 euro në muaj.