Daut Haradinaj prezanton afaristin e njohur si kandidat për asambleistë të Prishtinës

E publikuar: 08/05/2021 13:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka prezantuar kandidatin e radhës nga AAK-ja për asambleistë të Prishtinës.

Haradinaj ka bërë me dije se vizionit për Prishtinën i është bashkuar veprimtari dhe afaristi, Nusret Maloku.

Postimi i plotë:Vizionit për Prishtinën që e duam të gjithë, po i bashkohet edhe veprimtari i devotshëm nga familja e nderuar dhe atdhetare Maloku nga Bradashi i Llapit që tash e disa dekada vepron në kryeqytet.

Afaristi Nysret Maloku do t’i hyn garës për Asamble me bindje që do të kontribuojë në zhvillimin e qytetit tonë, duke qenë vlerë e shtuar jo vetëm për listën e Aleancës, po për të gjithë Prishtinën.

Suksese Nysret, e na priftë e mbara!

Daut haradinaj-Nusret Maloku
Daut haradinaj-Nusret Maloku