Daut Haradinaj: I kemi votat për formimin e Qeverisë

E publikuar: 29/06/2017 20:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Daut Haradinaj, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se PAN i ka votat për formimin e Qeverisë.

Haradinaj tha për RTK “se si Aleancë jemi të kënaqur me rezultat, mirëpo sa i përket si koalicion nuk jemi edhe aq të kënaqur, por duhet se Qeveria të bëhet sa më shpejtë dhe të funksionoi ashtu siç duhet”.

Sa i përket opsionit se kush e merr qeverisjen apo formimin e qeverisjes ajo vetëm dihet se koalicioni PAN e ka përparësinë pasi që dihet se është fituese e këtyre zgjedhjeve.

Sa i përket numrave ne jemi të gatshëm për formimin e qeverisë pasi i kemi numrat në Parlamentin e Kosovës dhe se do të kemi një ndryshim të madh për qytetarët e Kosovës.

“Hradinaj tha se PDK-ja e ka pasur një pozicion kritik sa i përket numrave në koalicionin me LDK-në , mirëpo unë nuk po flas për deputetët e AKR-së apo të LDK-Së mirëpo unë flas për një qeverisje të mirë dhe ne presim certifikim zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ -ja tha ai”.

Ai tha se nuk jam një njeri i pasionuar, i cili kapem për numra mirëpo Qeveria duhet të bëhet sa më shpejtë.

Legjislativi duhet të jetë shumë funksional dhe sa për numra duhet ti shihni në parlament dhe se më e mira është që është arritja e numrave të mjaftueshëm që të jetë për një qeverisje të mirëfilltë dhe të suksesshme tha ai.

“Ai tha se ne nuk jemi të mbyllur me askënd dhe të gjithë ne jemi shumë të hapur me partitë të tjera, gjithashtu janë të edhe partnerët tanë koalicionit që jemi së bashku.

Duhet të kemi një bashkëpunim me të gjithë, “gjithashtu jemi të hapur edhe për kritikat që janë me interes për Kosovën dhe se Kosova nuk ka nevojë të humbë kohë sepse i kemi disa çështje për t’i zgjidhur si formimin e Ushtrisë së Kosovës , kufirin me Malin e Zi e shumë detyra tjera tha ai.