Daut Haradinaj ka disa fjalë për veprimin e Daçiqit me dollarë

E publikuar: 04/06/2019 23:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Serbi së fundmi ka filluar një aksion në rrjetet sociale për sipas tyre “kthimin e Kosovës në Serbi” nëpërmjet rrugës paqësore.

Ky aksion është duke u zhvilluar në një mënyrë pak të çuditshme ashtu që ata po shkruajnë “Kosova është Serbi” në kartëmonedhën 100 euro, dollarëshe e valuta të tjera.

Këtë veprim e ka bërë edhe Ivica Dacic, i cili në një foto që po qarkullon në media shihet me këtë kartmonedhë me mbishkrimin në fjalë.

Ndaj kësaj ka reaguar deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i cili në një postim në Facebook ka shkruar se Daçiqi po e poshtëron dollarin amerikan.

Haradinaj e ka porositur Daçiqin të vajtoj dhe të ruaj atë që e kanë më të mirën.

“Daçiqi po e poshtëron dollarin Amerikan. Këtu ishit dhe ju turpëruam. Ai dollari që ti po e fyn, ta tregoi vendin në 99’. Tash vajto se tjetër nuk ju ka mbetë. Ruajeni atë që e keni më mirë për ju”.