Dastid Pallaska: me Gjykatën Speciale po ngjet edhe thyerja e madhe e politikës së Kosovës!

E publikuar: 29/05/2015 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Dastid Pallaska nuk vlerëson se arsyetimi për shtyrjen e seancës së sotme ku ishin në pikë të rendit të ditës amendamentet për themelimin e Gjykatës Speciale, është ai që u bë publik.

“Arsyet publike që i dëgjuam mendoj se nuk ekzistojnë. Krijimi i Gjykatës speciale nuk është proces 24 orësh por i gjatë dhe është një proces i njëanshëm. Është vështirë për të besuar se ndryshimet që janë bërë janë të natyrës përmbajtjesore”, tha ai në një intervistë në RTK.

Por, thyerjen brendapartiake, Pallaska e vlerëson si arsyen kryesore.

“Arsye e vërtet është një thyerje e madhe që po ndodh brenda politikës kosovare ku ka filluar një proces i ekspozimit të tradhtive brendapartiakë, proces i cili po shpaloset çdo ditë e më shumë”, tha ai.