Dastid Pallaska “frymëzohet” nga Dardan Molliqaj e Adem Grabovci

E publikuar: 26/08/2016 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati Dastid Pallaska ka komentuar deklaratat e fundit të Dardan Molliqajt të VV-së dhe publikimet e fundit të “Dosja e Shefave”.

Sipas tij, përcjell Telegrafi, në të gjithë këto zhvillime të vjen në mendje pyetja: A është zgjidhje kur opsionet e vetme janë të zgjedhësh ndërmjet kriminelëve analfabet dhe revolucionarëve adoleshentë?

Ja postimi i plotë i tij në Facebook:

A është zgjidhje kur opsionet e vetme janë të zgjedhësh ndërmjet kriminelëve analfabet dhe revolucionarëve adoleshentë?

Kjo pyetje është frymëzuar nga “kontributi” i Adem Grabovcit për uljen e papunësisë brenda anëtarësisë së PDK-së dhe intervista e mbrëmshme e Dardan Molliqajt në të cilën tha se Vetëvendosja do të vendos “drejtësinë” në sheshe dhe me komisarë politik të përzgjedhur nga anëtarësia e vet në diasporë.

Kjo nuk mund të jetë as zgjedhje e as zgjidhje.

Kjo është rënie e lirë.