Dasmorët ndezin fishekzjarre, por i vënë flakën apartamentit (foto)

E publikuar: 27/08/2017 21:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gëzimi i dasmës për pak sa nuk është shndërruar në tragjedi për banorët e një pallati në Tiranë.

Disa dasmorë në Yzberisht kanë ndezur fishekzjarre të cilat i kanë vënë flakën një apartamenti.

Një nga fishekzjarrët e hedhur nga dasmorët përfundoi në ballkonin e apartamentit, duke sjellë edhe zjarrin.

Për fat të mirë gjithçka është mbyllur pa të lënduar në njerëz, por vetëm me dëme të vogla materiale.