'Dashuro Albin jo bananen…' Klaudia Pepa u kundërpërgjigjet fansave

E publikuar: 28/04/2018 20:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klaudia Pepa dhe Albi Nako prej më shumë se një viti i kanë dhënë fund martesës së tyre, por më të shqetëuar vazhdojnë të jenë ndjekësit e rrjeteve sociale pasi ata të dy e kanë kaluar situatën me mjaft sportivitet. 

Ditën e sotme Klaudia postoi në Instagram një foto ku shfaqej plot stil e veshur me një xhaketë të verdhë teksa shkruante: “E dashuroj këtë ngjyrë”, shoqëruar me një emoji banane.

“Dashuro Albi Nakon që t’boni njeri jo bananen”, i komentonte një fans balerinës e cila nuk ja përtoi përgjigjen.

“Po si nuk ju vjen turp që flisni kështu? Njeri më ka bërë familje ime në radhë të pare pastaj Albi ka pjesën e vet me profesion. Mëso te shkruash me logjikë”, i shkruajti Klaudia.

Menjëherë pasi komenti u bë lajm komentuesi dhe Kluadia fshinë reagimin.

/Gazeta Express/