Dardani e Florenta kapen mat së bashku në dasmën e Labit

E publikuar: 17/10/2017 16:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fund beqarisë i dhanë edhe moderatori i njohur Labinot Gashi-Labi me të fejuarën e tij Qendresa Bajramin, transmeton Gazeta Express.

Në mesin e pothuajse 700 personave të ftuar, kishte edhe shumë artistë e yje të njohura.

Ndoshta nuk e keni pritur, mirëpo gjatë tërë dasmë së bashku në një tavolinë kanë qenë basketbollisti i njohur Dardan Berisha dhe Florenta Islami.

Dyshja e shumë përfolur ishin parë së bashku madje edhe duke vallëzuar. 

Dardani e Florenta për një kohë ishin ndër më të përfolurit në mediet rozë për dashurinë e madhe që ata shprehin për njëri-tjetrin.

Mirëpo, kohëve të fundit gjërat nuk kishin shkuar aq mirë edhe për çiftin. Ata madje u përfolën për një ndarje e krejt kjo pasi që Dardani fillimisht kishte fshirë të gjitha fotografitë që kishte me Florentën, e kjo e fundit kishte mbyllur llogarinë e saj për të hapur një tjetër.

Express ditë më parë kishte siguruar një video ku dyshja e famshme ishin parë se bashku në një club nate. Por, dasma e mbrëmshme tregon se çifti kanë rregulluar raportet mes vete.

Dardani e Florenta për një kohë ishin ndër më të përfolurit në mediet rozë për dashurinë e madhe që ata shprehin për njëri-tjetrin. /Gazeta Express/