Dardan Molliqaj: Kurti në Munih po bëhet bishti i heshtur i Hashim Thaçit

14.02.2020 20:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dardan Molliqaj: Kurti në Munih po bëhet bishti i heshtur i Hashim Thaçit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë në Munih në praninë e ambasadorit Richard Grenell, duke thënë se ky proces po vazhdon me kokë të vjetër, e bisht të ri, duke iu referuar Hashim Thaçit e Albin Kurtit.

Madje, ish-anëtari i Vetëvendosjes, e ka akuzuar kryeministrin Kurti se po bëhet bisht i heshtur i presidentit Thaçi.

Postimi i plotë i Molliqajt:

DIALOGU ME SERBINË: KOKA E VJETËR, BISHTI I RI

Sot u nënshkrua me Serbinë edhe një marrëveshje e re, mbi bazën e procesit të vjetër të dialogut. Një dialog larg syve të publikut; marrëveshje që publikohen vetëm pasi të jenë nënshkruar; pa debat shoqëror e politik paraprakisht; me figurën e njëjtë në krye të këtij procesi – Thaçin – të pandryshuar e të pasfiduar. Sot pra, u nënshkrua edhe një marrëveshje me logjikën e njëjtë të 9 viteve të fundit: marrëveshje për pjesët por jo për tërësinë; marrëveshje për probleme më të vogla, pa e zgjidhur njëherë problemin politik në mes dy vendeve. Pa e arritur marrëveshjen përfundimtare që do të sillte njohje reciproke dhe pranim të subjektivitetit politik të shtetit të Kosovës nga Serbia.

Por, po aq e rëndësishme dhe ogurkeqe është heshtja absolute e kryeministrit Kurti. Heshtje kjo, me të cilën ai në fakt po flet shumë dhe po tregon që është bërë pjesë e projektit të vjetër të dialogut. Heshtje kjo, përmes së cilës po i heqë vetes çdo përmbajtje politike që e kishte artikuluar deri tash dhe përmes së cilës erdhi në pushtet.

Sot Albin Kurti, duke iu bashkuar përmbajtësisht projektit të Hashim Thaçit, po bëhet bishti i heshtur i Hashim Thaçit. Sot ai po tregon që pavarësisht nëse bashkërendimin me Thaçin nuk e ka të formalizuar, ai po ecë hapave të tij, pas tij, sepse ka zgjedhur projektin e tij.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Karkalecat ‘pushtojnë’ Afrikën dhe Sudanin Jugor

Karkalecat ‘pushtojnë’ Afrikën dhe Sudanin Jugor

Në Britani rregulla të reja, nuk ka punë për të pakualifikuarit dhe ata që nuk dinë anglisht

Në Britani rregulla të reja, nuk ka punë për të pakualifikuarit dhe ata që nuk dinë anglisht

Grenell: Gënjeshtër se SHBA është e hapur për idenë e shkëmbimit të territoreve

Grenell: Gënjeshtër se SHBA është e hapur për idenë e shkëmbimit të territoreve

Vetëm të martën në Kosovë ndodhën 50 aksidente trafiku

Vetëm të martën në Kosovë ndodhën 50 aksidente trafiku

Vdes regjisori kinez i filmave të njohur dhe familja e tij nga coronavirusi

Vdes regjisori kinez i filmave të njohur dhe familja e tij nga coronavirusi

Pse po armatoset Serbia dhe me çfarë çmimi?

Pse po armatoset Serbia dhe me çfarë çmimi?

Ku do të shkojnë paratë e kursyera nga zvogëlimi i rrogave të Qeverisë

Ku do të shkojnë paratë e kursyera nga zvogëlimi i rrogave të Qeverisë

Dyshimet e reja në tragjedinë e Gjilanit: Vëllai vrau vëllanë dhe prindërit, e shokuar motra vret atë dhe veten (VIDEO)

Dyshimet e reja në tragjedinë e Gjilanit: Vëllai vrau vëllanë dhe prindërit, e shokuar motra vret atë dhe veten (VIDEO)

Një histori tmerri në Kosovën e pasluftës

Një histori tmerri në Kosovën e pasluftës

Berisha: Edi Rama është tradhtar, mbështeti krijimin e Jugosllavisë së re dhe shkëmbimin e territoreve

Berisha: Edi Rama është tradhtar, mbështeti krijimin e Jugosllavisë së re dhe shkëmbimin e territoreve

Kërkohet unitet politik për dialogun me Serbinë

Kërkohet unitet politik për dialogun me Serbinë

IPK rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve të PK-së lidhur me rastin e vrasjeve respektivisht vetëvrasjes në Gjilan

IPK rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve të PK-së lidhur me rastin e vrasjeve respektivisht vetëvrasjes në Gjilan

Shpend Ahmeti i gatshëm të takohet me Kryeministrin Kurti

Shpend Ahmeti i gatshëm të takohet me Kryeministrin Kurti

Policja në Gjilan kishte probleme mendore, mjeku kishte rekomanduar t’i merret arma zyrtare

Policja në Gjilan kishte probleme mendore, mjeku kishte rekomanduar t’i merret arma zyrtare

Qeveria pritet të shkarkojë Bordin e Telekomit (Video)

Qeveria pritet të shkarkojë Bordin e Telekomit (Video)

Dekretohen emrat e deputetëve të rinj, betimi i tyre pritet në seancën e radhës

Dekretohen emrat e deputetëve të rinj, betimi i tyre pritet në seancën e radhës