Danimarka do të shfrytëzojë monedhat kriptografike për ndihma humanitare

E publikuar: 14/12/2017 20:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Danimarka ka vërejtur një potencial të lartë të teknologjisë blockchain në për ndihma humanitare duke thënë se po konsideronte dhurimin e parë për këtë kauzë në monedha kriptografike.

Blockchain është një regjistër publik ku gjurmohet origjina e produktit dhe një prej avantazheve të kësaj teknologjie transaksionet e shpejta dhe të sigurta të parave shumë të nevojshme në raste emergjencash në mbarë globin.

Një raport i publikuar nga Ministria Jashtme Daneze ditën e Enjte dhe në bashkëpunim me Sustania dhe platformën blockchain Coinify, zbulon se autoritetet por analizojnë mënyrën sesi teknologjia blockchain mund të zgjidhë probleme sidomos në ndihmat humanitare.

Blockchain ka ende nevojë për maturim por disa iniciativa konkrete të zhvilluara kanë rritur besimin.

Një prej platformave më të mëdha të monedhave virtuale në Evropë, Coinify, përdor pagesat në monedha kriptografike për të shpërndarë energjinë e rinovueshme.

“Ju mund të paguani me monedhat tuaj një panel diellor në një fshat të Afrikës dhe kështu nuk do të dhuronit para por elektricitet,” shprehej CEO i kompanisë. /PCWorld Albanian