Daniele De Rossi prane rinovimit

E publikuar: 29/12/2016 23:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Martesa mes Romës dhe mesfushorit Daniele De Rossi është e destinuar të vazhdojë. Sipas “Gazzetta dello Sport”, palët janë drejt rinovimit të kontratës mes tyre. Marrëveshja aktuale e 33-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni, megjithatë klubi verdhekuq nuk dëshiron ta humbasë italianin.

Po sipas “La Gazzetta”-s, De Rossi dhe Roma kanë gjetur akordin paraprak për kontratën e re, e cila do të zgjasë deri në vitin 2019, edhe pse me një pagë me të reduktuar se sa ajo aktualja që përfiton rreth 6.5 milionë Euro në sezon./ss/