Danas: Daçiqi, ky përfitues i luftës

E publikuar: 14/06/2019 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetarja e të përditshmes serbe “Danas”, Snezhana Çongradin, shefin e diplomacisë serbe e ka quajtur përfitues lufte, shërbëtor në të gjitha regjimet e deritashme gjatë 30 vjetëve të fundit në Serbi dhe mbjellës të frikës te serbët e Kosovës për gjoja sulmet që po i përgatit Qeveria e Kosovës në veri.

Koha.net e boton të plotë dhe pa ndërhyrje këtë shkrim:

Nuk është Daçiqi më i keq nga Vuçiqi as kur iu thotë serbëve të Kosovës, atyre njerëzve të pafat që jetojnë në veri dhe në jug të Kosovës, se Prishtina , pra pushteti i Kosovës, po vë bomba me qëllim që t’i vrasë të gjithë, t’i hedhë në erë. Nuk është Daçiqi më i keq nga Vuçiqi as kur thotë se për këto informata të sigurta nga shërbimet dhe kur pa kurrfarë arsyeje deklaron kështu duke e shtuar dhe më frikën te njerëzit, te serbët e pafat në Kosovë.

Daçiqi është një i njëjtë, i njëjtë sikur Vuçiqi, vetëm se me një papërgjegjësi të përshtatur me tendencën për të joshur vdekjen, frikën, pashpresën e njerëzit të cilëve qeveria, me rrethanat e reja të krijuara, nga kolltuku i rehatshëm i pushtetit asnjëherë i rrezikuar sikur shefi i tij Aleksandar Vuçiq – gjithmonë në anën e përftimit nga lufta, tranzicioni, cilido qoftë.

E rëndësishmja dhe kryesorja “të gërryhet” në kurriz të të vrarëve, të fateve të njerëzve të varfëruar e të shkatërruar. Me dimensione historik. Pikërisht për shkak të tyre dhe vrazhdësisë së tyre. Pasuri e bërë vetëm me korrupsion dhe me shkatërrim institucionesh gjatë decenieve të shkuara.

Këta janë pushtetmbajtësit e tashëm. Paradigmat moderne të Serbisë. Aspak më të mirë nuk kanë qenë as ata, të cilët, me revolucion dhe me kryengritjen e përgjithshme të popullit i larguan nga pushteti. Kuptohet.

Po ajo matricë, ideologjia serbomadhe. Ideologjia që i mban në pushtet këta maskarenj politikë duke sakrifikuar miliona njerëz. Pasi që qeverisja e tyre, është po ashtu, e njëjta. E mbështetur në hajni, primitivizëm, mosrespektim të parimeve bazike morale që i mban të bashkuar njerëzit në njëfarë bashkësie.

E si e sheh bashkësia serbe në veri të Kosovës shefin e diplomacisë, para kësaj ministër i Punëve të Brendshme, para kësaj zëdhënës i gjenocidit të Millosheviqit dhe të spastrimit etnik në gjithë ish- Jugosllavinë. Para dy ditësh Daçiqi në ‘Zërin e Amerikës’ deklaroi se ka informata se Prishtina planifikon ta pushtojë Trepçën dhe të vendosë bomba në veri të Kosovës.

„Ka informacione se pala prishtinase e ka ndërmend të bëjë aksione të njëanshme, që mund të nxisin destabilitet në veri të Kosovës. Njëri nga këto aksione do të ishte gjoja policore, në të cilin do të përdoreshin 70 automjete të luftës, përdorim i dhunës ndaj atyre që do të arrestoheshin dhe ngjashëm“, ka thënë Daçiqi për ‘Zërin e Amerikës’ pas mbledhjes së KS të OKB-së. Pastaj Daçiq deklaroi se sulmi tjetër do të bëhej në Trepçë, përkatësisht siç tha ai, “pushtimi i Trepçës“.

„Njëri nga qëllimet do të ishte edhe vendosja e mjeteve të ndryshme shpërthyese nëpër gjithë veriun Kosovës. Ka njohur për këto dhe u kemi treguar partnerëve perëndimorë dhe ata i dinë të gjitha. Kjo është një sfidë e madhe dhe ne ia kemi tërhequr vërejtjen KFOR-it, sepse ai e ka për detyrë t’i mbrojë të gjithë qytetarët pa marrë parasysh në janë serbë a shqiptarë, ka për detyrë ta pengojë sulmin në veri të Kosovës. Nëse KFOR-i s’e bënë këtë, ekziston rrezik i madh për destabilizim në të gjithë rajonin”, ka theksuar Daçiq.

Ministri i Punëve të Jashtme ka theksuar se të i gjithë i kanë pritur me interesim e vëmendje këto lajme.

I kanë pritur serbët e Kosovës dhe po ashtu qytetarët e Serbisë. Janë mësuar me katastrofa, vrasje, të vdekur, me të uritur, me të varfër. Dhe përderisa kjo atmosferë e kaplon këtë shoqëri, gjithë kohën, tash e tri decenie, i zhurmshëm është Daçiqi. Ai ka qenë shërbëtor i Millosheviqit, pastaj i Tadiqit, tash është shërbëtor i Vuçiqit. Shërbëtor në shërbim të nacionalizmit, primitivizmit dhe të shkatërrimit të jetëve të njerëzve të thjeshtë.

Se sa është pasuruar me këtë qëndrim brutal e të gjatë dhe pronar i të cilave pasuri në Serbi është Daçiqi, një Zot i madh e di. Pos jetës dhe vdekjes së njerëzve. Ata që i ka vënë në shërbim të përfitimit personal. Duke u dhënë ryshfet shefave të vet të ngushtë, kriminelëve të luftës dhe protagonistëve të së keqes.

© KOHA

#IVICA DAÇIQ#LUFTA#PERFITUES