Dana White: Tony Ferguson meriton të jetë kundërshtari i ardhshëm i Khabibit

E publikuar: 21/10/2018 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E ardhmja e Khabib Nurmagomedov në UFC është ende e dyshimtë dhe për ketë është kthyer të flasë edhe presidenti i UFC-së, Dana White.

Ai ka thënë se Khabib ende është pjesë e UFC-së dhe dëshira e tij është që në të ardhmen të përballet me Tony Fergusonin.

White ka thënë se nuk ka pasur asnjë kontakt me Floyd Mayweather për një meç të mundshëm me rusin, por dëshira e tij është Tony.

Floyd Mayweather Jr gjatë meçit me Conor McGregor (Foto: Christian Petersen/Getty Images/Guliver)

“Si fans i meçeve të ashpra, ne duhet të shkojmë me Tony”, ka thënë White për ESPN.com.

“Tony e kishte rripin, u zhvesh nga titulli dhe kështu Mc Gregor-Nurmagomedov ndodhi. Tony kurrë nuk humbi titullin në një meç”.

“As Conori, por Conori kishte rastin të ndeshej për titullin. Mendoj se Tony meriton rastin e radhës”.

“Para së gjithash, ekipi i Mayweather nuk na është afruar ende. Khabib është nën kontratë m UFC. Ne nuk kemi folur me askënd me ekipin e Mayweatherit”, ka shtuar White. /Telegrafi/