Damian Gjiknuri ministri i filmuar duke marrë para nga Habilajt, për fushatën?

E publikuar: 23/10/2017 11:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tjetër emër, këtë herë ministër i qeverisë së Edi Ramës është filmuar me Habilajt, duke marrë para për të blerë votat gjatë fushatës elektorale.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari i cili thotë se Damian Gjiknuri është filmuar duke marrë para nga Habilajt.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:

Gjiknuri ne tepsi! I filmuar duke i dhënë para Habilajt në fushatë për të blërë votat!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Pershendetje Doktor! Gjate fushates elektorale te fundit, Habilajt uleshin per dreka dhe darka me Damian Gjiknuri ne Vlore. Madje Habilajt kane edhe regjistrime duke i ofruar para ne dore D.Gjiknurit. Kane pasur mardhenie te regullt interesash Gjiknurin. Ju uroj shendet. Anonim Ju lutem!”