Dallohet vështirë nga bijat adoleshente: Cila është nëna? (Foto)

E publikuar: 18/11/2017 20:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kienya Booker nga Nova Scotia e Kanadasë, ka një pamje shumë rinore, për çka njerëzit shpesh e pyesin për sekretin “që fsheh”.

Fotografia ku shfaqet 40-vjeçarja, së bashku me të bijat 18 dhe 16-vjeçare, bëri shikuesit të pyesin se cila është nëna, transmeton Telegrafi.

Booker (djathtas), bashkë me të bijat

“A e ke gjetur shatërvanin me ujin që të rinon  apo plakja të ka harruar ty, janë disa nga komentet që më kanë thënë njerëzit”, ka thënë Booker për pamjen e saj.

Ajo mohon të ketë përdorur grim të tepruar ose ndonjë intervenim kirurgjik, ndërsa insiston se e tëra është në gjene. /Telegrafi/