Dallimi mes unazës me diamant origjinal dhe tjetrës që ka gur të përpunuar (Foto)

E publikuar: 06/04/2019 19:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në shikim të parë, duken sikur dy unaza të shtrenjta që kanë nga një diamant sipër, mirëpo, vetëm njëra prej tyre është origjinal.

Daniel Anania është eksperti i stolive nga Australia, që ka treguar se si mund të dallojmë një unazë të çmueshme, ndaj një stolie që është imitim i saj, transmeton Telegrafi.

“Gjithçka është te mjegulla që e rrethon, masën e diamantit. Nëse është shumë i kthjellët dhe shndrit, atëherë është mashtrim” ka thënë Anania.

Në imazhin e shpërndarë, ajo va vënë një unazë me një kub cirkoni që kushton 270 funte, afër tjetrës së shtrenjtë 6,000 funte që ka diamant të vërtetë. Kur rrethi i unazës është më i shndritshëm, ka të bëjë gjithashtu me një mashtrim.

“Sa herë që blihet unazë me diamant, vjen edhe përshkrimi i përmbajtjes së masës, si dhe përpunimi që i është bërë” ka shtuar eksperti i argjendarisë.

Origjinali me diamant të vërtetë djathtas

Në përgjithësi, nëse iu ofrohet një unazë shumë e shndritshme me një çmim të lirë, duhet të mendoni mirë sepse mund të jeni duke blerë një unazë pa vlerë. /Telegrafi/