Dalin zëra…Ja kush do të jenë fituesit e ‘Dance with me’

E publikuar: 18/12/2017 02:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ ka qenë një ndër balerinët e trupës së baletit Albi Nako, që performon në spektaklin e kërcimit Dance With Me..

Graciano Tagani është pyetur nga moderatorja e emisionit Rudina Dembacaj,e cila njëkohësisht është pjesë e ‘Dance with me’, se cili do të jetë çifti fitues.

“Kush do ta fitojë nuk e di. Kush mendoj unë se duhet ta fitojë është Ana dhe Albi. Jo për arsye interesi që jam unë që kërcej dhe jam marrë me ata të dy, por normalisht duket që është diferencë shumë e lartë nga të tjerët.”- ka thënë Graciano.

Por për të parë nëse ata do të jenë vërtet fituesit do të na duhet të presim të hënën në mbrëmje. /Gazeta Express/