Dalin sot nga karantina 53 persona që dolën negativ me COVID-19

E publikuar: 06/04/2020 08:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

53 persona të cilët kishin rezultuar negativ me koronavirus, sot do të lirohen nga karantina.

Gjatë ditës së diel, 53 persona që kanë qenë të vendosur në karantinë te Qendra e Studentëve janë testuar për COVID-19 dhe fatmirësisht që të gjithë kanë rezultuar negativ.

Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka bërë të ditur se këta persona do të lirohen nga karantina dhe do të qëndrojnë në vetizolim për 14 ditë të tjera.